Në një zhvillim të ri politik mbi procesin e integrimit europian, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar miratimin e IBAR, një nismë që lidhet me përshpejtimin e hapave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Debati mbi integrimin ka sjellë gjithashtu një afrim të pazakontë politik mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, të cilat pritet të votojnë së bashku një rezolutë të rëndësishme në Kuvend.
Në një analizë në studion e MCN Live, analisti Engjëll Musai ngriti shqetësime për vonesat e gjata në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se disa kushte mbeten ende të paplotësuara prej më shumë se dy dekadash.
Kemi 22 vjet që vazhdojmë të presim që të bëhemi pjesë e BE-së, 5 kushtet akoma të paplotësuara. Mendoj se është pjesë e vazhdimësisë së kushteve të Bashkimit Europian, kanë filluar që në vitet 2000, kemi rreth njëzet vjet që vazhdojmë me të njëjtën situatë pritjeje.
Askush nuk do të pranojë të fusë në shtëpi një njeri që ka probleme me veten, me krimin, me sigurinë… Çdo ditë që ne qëndrojmë jashtë ka pasoja për politikën, për qytetarët… Ne nuk kemi prodhim bio, nuk kemi ushqim bio, nuk kemi blegtori bio, sepse nuk kemi as ‘çoban bio.
Ai shtoi se pavarësisht hapave formalë në procesin e negociatave, sfidat strukturore dhe kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian mbeten ende pengesë kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë.
Ndërsa sa i takon “bashkimit” të votave në parlament mes PS dhe PD të rezolutës për integrimin Musai tha se opozita nuk lejoi të përsërisë të njëjtin gabim që në 2012 e bëri PS.
Në lidhje me bashkimin e votave në parlament mendoj se i ka të dyja elementët, ai votim unanime para dhe vetë opozita e kuptoi se s’mund të bënte të njëjtin gabim që PS bëri në 2012 kur ishte koha më e artë për të mos e humbur mundësinë sepse ka kaluar një dekadë e gjysmë dhe jemi në njëjtin vend, jashtë saj. Pra opozita nuk e bëri këtë gabim.
Nga ana tjetër kjo votë është pjesë e një pakete të përbashkët për atë që po vjen nga pas sa i përket reformës zgjedhore, pra është njëlloj marrëveshje, por dhe BE po punon nga ana e vetë.



