
Deklarata e presidentit Vladimir Putin për vendosjen e ligjit ushtarak në katër provincat e kontrolluara nga Rusia nuk ndryshon asgjë për Ukrainën.
Kështu tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.
Sipas Podolyak, njoftimi i Putinit për gjendjen ushtarake është pseudo-legalizimi i grabitjes së pronës së Ukrainës.
Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit në konfliktin mes Moskës dhe Kievit.
Erdogan tha se Ankaraja është e gatshme të ofrojë çdo kontribut për t'i dhënë fund luftës përmes negociatave duke kërkuar një zgjidhje diplomatike.



