Vaksinat Pfizer në Rinas, ambasada e BE: Paketa e pestë e financuar nga BE

Vaksinat Pfizer në Rinas, ambasada e BE: Paketa e pestë e financuar nga BE

Ambasada e BE-së në Shqipëri deklaron se paketa e vaksinave të BioNTech/ Pfizer të mbërritura sot në Rinas, janë financuar nga BE dhe janë mundësuar nga Austria. Sipas ambasadës së BE, një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19.

Paketa e pestë e vaksinave të financuara nga BE BioNTech/ Pfizer dhe të mundësuara nga Austria sapo mbërritën! Një total prej rreth 20,000 vaksinash Pfizer janë dorëzuar brenda muajit maj duke e ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19. Vaksinat e financuara nga BE do të vijnë çdo javë deri në fund të gushtit për të arritur 145.000”, shkruan ambasada e BE në “Facebook”.

Po mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama shkroi në “Facebook” se “sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” edhe 11,700 vaksina Pfizer, duke e çuar në 858,750 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura në Shqipëri”.

foto galeri

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy