
Në SHBA një e katërta e përdoruesve të “Facebook”-ut e ka hequr aplikacionin nga telefoni vitin e kaluar.
Te të rinjtë, kjo shifër qëndron në 44%, çka mund të shpjegohet me shqetësimet lidhur me privatësinë pas skandaleve muajve të fundit.
Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore Pew, 74% e përdoruesve kanë marrë masa për të mbrojtur veten.
Studimi u krye me një grup përdoruesish mbi 18 vjeç.
Gjysma e të anketuarve (54%) pohuan se kanë ndryshuar parametrat e privatësisë vitin e kaluar, 4 në 10 e kanë mbyllur llogarinë për të paktën disa javë, dhe 26% thanë se çinstaluar aplikacionin nga smartfonët e tyre.



