
"Sukses i madh në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë.
Një zonë e sigurt është krijuar.
Armëpushimi është mbajtur dhe misionet luftarake kanë mbaruar.
Kurdët janë të sigurt dhe kanë bashkëpunuar shumë mirë me ne.
Të burgosurit e kapur nga ISIS mbahen në vend të sigurt", ka lajmëruar Donald Trump në rrjetin social Twitter, duke theksuar se së shpejti, do të japë një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë.



