Baka: Shtim të aksidenteve me dëme materiale dhe humbje jete, Këmbësori, faktori kryesor (VIDEO)

Baka: Shtim të aksidenteve me dëme materiale dhe humbje jete, Këmbësori, faktori kryesor (VIDEO)

Kontrolle dhe monitorime 24/7 në të gjitha akset rrugore të vendit dhe qendrat urbane për rritjen e parametrave të Sigurisë Rrugore. Lidhur me këtë, specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka në MCN Live u shpreh se java që lamë pas ishte e rënduar për shkak të aksidenteve, ku ka shtim të tyre me dëme materiale dhe pasojë vdekje. Ai tha se në kryeqytet faktori kryesor shkaktar i aksidenteve mbetet këmbësori, ndërsa theksoi se dhe vetëbesimi i tepruar i drejtuesve është një burim aksidenti. Sipas tij është shtuar frikshëm trafiku rrugor, prandaj sugjeron drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugët alternative. “Në kryeqytet jemi në parametra disi më të mira krahasuar me një vit më parë por jemi në situatë alarmante sa i përket respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Sa i përket fundjavës që ka dhe shtim të lartë të trafikut për shkak të sezonit veror kemi dhe shtim të aksidenteve. Shakatari kryesor i tyre mbetet faktori këmbësor sa i përket aksidenteve të cilët vazhdoni të jetë një problematikë e shtuar. Vlen të theksohet se ka dhe një shtim të frikshëm të trafikut kjo për shkak se dhe shumica e turistëve që frekuentojnë kryeqytetin shtyhen të marrin makina me qera duke rënduar qarkullimin. Ndërsa gjatë fundjavës janë akset që frekuentohen për zonat bregdetare. Por theksoj se këmbësori mbetet shkaktari kryesor i aksidenteve në kryeqytetet. Gjithashtu ne vuajmë dhe nga deliri i madhështisë si përdoruese në përgjithësi që unë jam i aftë për të menaxhuar çdo gjë dhe kjo është një tjetër burim për të shkaktuar aksidente". I pyetur se ku i kemi problematikat kryesore në Tiranë, Baka tha se vazhdojnë të jenë të njëjtat segmente rrugore, si rruga Kavajës, Unaza e Mesme dhe segmenti nga Pallati me Shigjeta në drejtim të Kombinatit dhe anasjelltas, si dhe segmenti që lidh sheshin Shqiponja me rrugën Karl Topisë. “Këto mbeten segmentet më problematike në kryeqytet jo vetëm nga këmbësorët, por dhe nga përdoruesit e mjeteve. Nga kontrollet që ne kemi ushtruar në këto zona do shohësh që situata e paraqitur mbetet shumë problematike, ku këmbësorët dhe shoferët janë të predispozuar për të krijuar ngjarje rrugore. Gjithashtu i bëj një thirrje këtyre të fundit që të zgjedhin rrugët alternative për të shmangur trafikun kryesisht në fundjave kur ka flusk të shtuar drejt zonave bregdetare. Nëse do kishim respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe do ishin të ndërgjegjshëm për ti respektuar këto rregulla ngjarjet do ishin shumë herë më të pakta por e ritheksoj se kemi vetëbesimin e tepruar. Në lidhje me mjetet tonazhit të rëndë është futur në zbatim nga 15 qershori kufizimi i tyre në akset që lidhin kryeqytetin me qytetet turistike. Nga e premtja të shtunë dhe të dielë ato kanë një kufizim, por sërish bëj thirrje që duhet të tregohemi të kujdesshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy