Shifrat e koronavirusit në Itali vijojnë të rriten progresivisht nga ditë në ditë. Sipas autoriteteve shëndetësore në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 26.831 persona, ndërkohë që një ditë më parë ishin 24.991.
Për t’u veçuar fakti që sot është rregjistruar numër rekord tamponësh pasi kanë kryer gjithsej 201.452 teste, 2.500 më shumë se dje.
Ndërkohë është rritur edhe numri i viktimave pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 217 persona, 12 më shumë se një ditë më parë. Në total që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 38,122 viktima.



