E reja keniane e dhunuar vijon në gjendje të rëndë, mbahet në jetë me oksigjen

E reja keniane e dhunuar vijon në gjendje të rëndë, mbahet në jetë me oksigjen

Gjendja shëndetësore e 22-vjeçares keniane me emrin Joy, e dhunuar në rrethana misterioze, vijon të paraqitet e rëndë.

Gazetari i MCN, Besmir Pula duke raportuar nga Spitali i Traumës bën me dije se gjendja e saj vijon të jetë kritike për jetën dhe se ka nevojë për kurim jashtë vendit.

Mbahet në jetë nën mbështetjen e oksigjenit, pa të e ka të pamundur të jetojë. Ka ardhur në gjendje kome më 13 gusht, pas disa javësh ka dalë nga koma, por vijon në gjendje të rëndë shëndetësore të përkeqësuar.

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë arritur në konkluzionin se duhet dërguar në një vend jashtë për kurim.

Gjendja e saj është me politraumë në të gjithë trupin, pjesën e legenit, krahët, koka, shpina.

Raportohet se në Spitalin e Traumës nuk ka siguri të shtuar për të renë keniane, e cila prej më se gjashtë muajsh kishte ardhur në Shqipëri dhe punonte në një kazino.

Ndërkohë që çështja është ende nën hetim, nuk dihet nëse janë marrë në pyetje pronarët e kazinosë ku punonte, teksa avokati i të dhunuarës ka bërë të ditur se ka dërguar kërkesë për informacion në Prokurori, por nuk ka marrë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy