Aktori Jonathan Majors, akuzohet për sulm dhe ngacmim ndaj një 30- vjeçare

Aktori Jonathan Majors, akuzohet për sulm dhe ngacmim ndaj një 30- vjeçare

Aktori i Creed III, Jonathan Majors është akuzuar për sulm dhe ngacmim pas një incidenti që përfshin një 30-vjeçare në një apartament në Nju Jork.

Gruaja 30-vjeçare dyshohet se u sulmua nga Majors të shtunën në atë që policia tha se ishte një mosmarrëveshje në familje.

Avokatët e aktorit kanë mohuar çdo shkelje. Ata kanë bërë me dije se 33-vjeçari është në fakt viktima e “zënkës”.

Aktori u mor për pak kohë në paraburgim, ndërsa avokati 33-vjeçarit mohoi çdo shkelje. Pas hetimeve paraprake të kryera ai u lirua nga paraburgimi.

Në një deklaratë të marrë nga BBC, avokati i Majors tha se aktori ishte “plotësisht i pafajshëm” dhe pretendoi se ishte viktimë e sherrit që përfshinte një grua të njohur për të.

Karriera e tij mori hov pas depërtimit në filmin "The Last Black Man" në San Francisko të 2019-ës, përpara se të vazhdonte të luante në ëesternin e Netflix "The Harder They Fall" dhe në filmin e Marvel Comics "At-Man and The Ëasp: Quantumania".

Majors luan kundërshtarin e shokut të aktorit Michael B Jordan në Creed III, një film boksi që u publikua në fillim të këtij muaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy