
Amadea, një superjaht 106 metra i gjatë me vlerë 325 milionë dollarë, mbërriti në ishujt e Paqësorit gjatë së martës.
Aksioneri i Gazprom, i konsideruar si një nga aleatët më të ngushtë të Vladimir Putin, është subjekt i sanksioneve nga SHBA, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe.
Shefi i policisë së Fijit, Sitiveni Qiliho tha se jahti ishte ankoruar përpara se të bënte zhdoganimin. Pas rrëmbimit, ekuipazhi u ndalua për t’u marrë në pyetje.



