Rudina Hajdari kandidon në Elbasan me "Nisma Thurje"

Rudina Hajdari kandidon në Elbasan me "Nisma Thurje"

Deputetja Rudina Hajdari ka bërë të ditur lajmin se do të kandidojë si anëtare e partisë Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit.

Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale, ku fton të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasanit t’i bashkohen Nismës Thurje kundër klasës së vjetër politike.

“Miq, dua t'ju kërkoj sot mbështetje për një vendim të rëndësishëm që kam marrë së bashku me skuadrën lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Nëse beson te unë dhe te ekipi ynë të lutem merr pak kohë, më dëgjo, e na jep një dorë.

Ka ardhur koha që të gjithë të rebelohemi ndaj klasës së vjetër politike dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndihmojmë ata që marrin guximin të përballen.

Nëse je nga qarku i Elbasanit të ftoj të regjistrohesh te rudinahajdari.al dhe menjëherë do të kontaktoj për një takim, që të jesh pjesë e ekipit.

Nëse je gjetkë, sugjeroja këtë video miqve që njeh në qarkun e Elbasanit.

Nëse ke mundësi mund të dhurosh për fushatën te rudinahajdari.al.

Ndryshimi vjen nga njerëzit që kanë guximin të sfidojnë realitetin e hidhur dhe ne e kemi këtë guxim.

Kemi edhe gjithë energjinë për tu përballur me një klasë të kalbur politike e cila na ka vjedhur deri në palcë.

Eja bashkohemi!

Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Ju falenderoj nga zemra. “ shkruan Hajdari.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy