Hamasi thotë se 55 persona janë vrarë gjatë natës në Gaza

Hamasi thotë se 55 persona janë vrarë gjatë natës në Gaza

Hamasi thotë se të paktën 55 persona janë vrarë në sulmet ajrore gjatë natës në Gaza, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Bëhet me dije se më shumë se 30 shtëpi u shkatërruan. Më herët një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se sulmet ajrore në Rripin e Gazës do të intensifikoheshin ndërsa trupat e tij përgatiteshin për një ofensivë tokësore.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmet do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve për forcat izraelite, të cilat janë të grumbulluara rreth kufirit. Ai u tha civilëve palestinezë në Gaza që të vazhdojnë të lëvizin në Jug për sigurinë e tyre, veçanërisht ata që jetojnë në qytetin e Gazës.

Izraeli ka kryer më shumë sulme ajrore vdekjeprurëse në Bregun Perëndimor të pushtuar. I fundit goditi një xhami në Jenin, të cilën ushtria e përshkroi si një qendër komandimi për terroristët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy