Gjiknuri flet për abuzimet në aksin Tiranë-Elbasan/ Zhabina: SPAK po zvarrit hetimet, s’ka regjistruar një emër që mund ta ketë kryer veprën penale

Gjiknuri flet për abuzimet në aksin Tiranë-Elbasan/ Zhabina: SPAK po zvarrit hetimet, s’ka regjistruar një emër që mund ta ketë kryer veprën penale

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u thirr sot në SPAK për të dhënë sqarime mbi abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Gazetari Xhevahir Xhabina tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se vendimi i Gjykatës së Tiranës tha një tjetër kthesë çështjes, por nuk fokusohet te abuzimi me ndërtimin e rrugës, por te një shpenzim 800 mijë dollarësh për studion e avokatisë që na përfaqësoi në Arbitrazh.

Sipas Zhabinës SPAK po vë në zbatim zvarritjen e hetimeve duke regjistruar procedimet si vepër penale. Ai vë në dukje se nëse SPAK do regjistronte një emër në hetim çështja do të mbyllej shumë shpejt. Zhabina u shpreh se pret që në fund të këtij hetimi do kemi një pushim tjetër të çështjes.

Këtë temë e kemi ndjekur në emisionin ‘Kronos’, ku një pjesë ka qenë edhe për aksin Tiranë-Elbasan. Në vitin 2017 pati një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda fillimisht, arrestuan 3 zyrtarë, me dyshimin se ishte abuzuar një shumë prej 36 milionë dollarë. Një dosje e nisur bujshëm në fakt. Njëri pas tjetrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda u paraqitën zyrtarë të lartë që u pyetën për këtë çështje. Por në fund të katër viteve çështja u sfumua, u degdis në Prokurorinë e Tiranës. Ku në vitin 2021 vetë Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës së kryeqytetit që të pushonte hetimet për tre zyrtarët e ARRSH-së, pasi nuk kishte gjetur elemente të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.  Vendimi i Gjykatës së Tiranës që pushoi hetimet për tre zyrtarët e ARRSH është mjaft interesant....Gjyqtari Erjon Bani sqaroi se në këtë çështje kemi elementë të shpërdorimit të detyrës, por nuk janë kryer nga këta zyrtarë. Janë kryer nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor pas datës 09/10/2017 kur kjo ministri drejtohej nga Damian Gjiknuri dhe në krye të ARRSH-së ishte Afrim Qëndro.  Gjyqtari i kërkoi Prokurorisë së Tiranës ta delegojë çështjen në SPAK pasi ka dyshime që zyrtarë të lartë kanë shpërdoruar detyrën. Gjykata ka argumentuar se mund të shmangej një dëm ndaj buxhetit të shtetit në shifrën 800 mijë dollarëve. Kjo shifër është paguar ndaj studios së avokatisë që na ka përfaqësuar në Arbitrazh, në momentin kur firma greke na ka hedhur në gjyq. Sipas gjyqtarit mosmarrëveshja mund të zgjidhej në Shqipëri, s’duhej shkuar në arbitrazh para se të konsumoheshin të gjitha mjetet ligjore. Por kjo gjë ka ndodhur dhe paratë i janë paguar firmës së avokatisë. Arbitrazhi ka thënë që firma i ka kryer punimet dhe duhet të paguhet. Pagesat ndaj kompanisë ‘Aktor’ janë për punime që janë kryer, nuk janë dëmshpërblime. Pagesat u bllokuan nga Ministria e Infrastrukturës që kishte ngritur një grup auditi, që u përkthye në një kallëzim penal nga Gjiknuri.

Në 2017, fillim i viteve 2018 është pyetur Gjiknuri në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës, dhe sqaroi që pasi ngriti këtë grup auditi konkludoi se duhej ngritur një kallëzim pasi zyrtarët e ARRSH-së kishin abuzuar në shumën 36 milionë dollarë. Por i pyetur nëse këtë gjë e ka diskutuar me institucione apo me vartës, tha se ka pasur një takim rutinë pa protokoll me zyrtarë të ARRSH-së. Në atë kohë janë pyetur edhe dy zv.ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj. Z. Dervishaj ka sqaruar që veprimet e tij kanë qenë të koordinuara me kryeministrin, dhe në të gjitha rastet i është thënë se do vazhdohet me procedurën. Më është dukur mjaft interesant ky vendim i Gjykatës së Tiranës, pasi kërkonte me ngulm që çështja të shkonte në SPAK. Marrja në dorë nga SPAK dhe pyetja duke filluar nga Gjiknuri është vendim i mirë, pasi dihet se  projekte të tilla infrastrukturore kanë pasur gjithmonë akuza për abuzime të mëdha, por gjithmonë janë pushuar hetimet. Prokuroria duhet të jetë më konsistente në kërkesat e saj, pasi është e paimagjinueshme të bësh 4 vite hetime dhe në fund të thuash nuk gjeta elementë të veprës penale dhe po e pushoj hetimin. Vendimi i Gjykatës së Tiranës i jep kthesë çështjes, por nuk fokusohet te abuzimi me ndërtimin e rrugës, por te një shpenzim 800 mijë dollarësh te studioja e avokatisë që na përfaqësoi në arbitrazh.  Një ndër detyrat e tjera që ka lënë gjykata për Prokurorinë është marrja e disa dokumenteve dhe korrespondencën e institucioneve me njëra-tjetrën. Një nga mënyrat që edhe SPAK-u po e vë në zbatim është zvarritja e hetimeve duke regjistruar procedimet si vepër penale. Ky procedim është regjistruar si vepër penale, por pa regjistruar një emër konkret që mund ta ketë kryer këtë vepër penale. Kjo i jep kohë SPAK-ut që të ketë kohë për hetime dy apo tre vite. Në momentin që do regjistronte një hetim me emër, do të duhej që për 6 muaj, 1 vit, ta mbyllte këtë çështjen. Por besoj se në fund të këtij hetimi do kemi një pushim tjetër”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy