100 kontejnerë me mbetje të nisur nga porti i Durrësit pritet të kthehen këto ditë. Në studion e lajmeve, gazetari Xhevahir Zhabina tha se shtetit shqiptar është i detyruar t’i presë sepse detyrohet nga marrëveshje të cilat i ka nënshkruar.

Kanë qenë media të rëndësishme si Bloomberg që e kanë denoncuar të parat. Një gjë është e sigurt: Shqipëria është vendi i origjinës i këtyre mbetjeve. Do t’i takojë shtetit shqioptar për të përcaktuar procedurën që do të ndiqet. Disa marrëveshje ndërkombëtare që Shqipëria i ka firmosur e detyrojnë t’i marrë në dorëzim.

Zhabina tha më tej se ka prova që transporti i këtyre mbetjeve toksike vijon që prej vitit 2018.

Të gjitha faktet dhe provat rrotullohen rreth Kurumit. Është e vetmja industri në vendin tonë që mund të prodhojë këto lloj mbetjesh. Ato janë oksid zinku që del nga industria hekurpunuese. Janë përdorur kontejnerë për t’i dërguar në portin e Durrësit. Ka dyshime që këto mbetje do të hidheshin. Hetimet i nisi {Prokuroria e Durrësit, akuza është kontarbandë me mallra të ndaluara. Edhe policia e Durrësit ka bërë një kallëzim nga ana e saj për shpërdorim detyre.

Duket që transportimi i këtyre mbetjeve ka vazhduar që nga viti 2018. Kemi një kallëzim të këtij viti nga një kompani private që ka kallëzuar përfaqësues të kompanisë Sokolaj. Këtu kemi përfshirjen e Kurum që ka kërkuar që sasitë e pluhurit të zinkut të depozitohen në ambientet e kompanisë Sokolaj. Prokuroria e Durrësit nuk ka nisur hetime duke e cilësuar konflikt civil, por kjo nxjerr në pah bashkëpunimin e kompanisë Kurum dhe Sokolaj. Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me një prestanome.