Sëmundjet seksualisht të transmetueshme arrijnë nivel rekord në Angli

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme arrijnë nivel rekord në Angli

Diagnoza e sifilizit dhe gonorresë në Angli ka shënuar nivele rekord në vitin 2022, tregojnë shifrat e fundit.

Të dhënat e reja të bëra publike nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se në vitin 2022 janë regjistruar 8692 raste të sifilizit, numri më i madh vjetor që nga viti 1948.

Ndërkohë, rastet e gonorresë arritën një nivel të lartë prej 82.592 vitin e kaluar, një rritje prej 50% krahasuar me vitin 2021. Ky është numri më i lartë i diagnozave të gonorresë në një vit që nga fillimi i regjistrimeve në 1918.

Autoriteti i shëndetit publik për Britaninë e Madhe paralajmëroi se rastet e Gonorresë po bëhen “gjithnjë e më shumë rezistente” ndaj antibiotikëve dhe “në rrezik të bëhen të patrajtueshme në të ardhmen”.

Rastet me klamidia, u rritën me 24% në vitin 2022 në 199.233 krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, nivelet e klamidias ishin më të ulëta krahasuar me nivelet e regjistruara para vitit 2019.

UKHSA tha se të rinjtë, të moshës 15 deri në 24 vjeç, në Angli shënuan normat më të mëdha të rritjes së gonorresë, një trend i vërejtur gjithashtu në Skoci

“Ne pamë më shumë se kurrë më parë diagnoza të gonorresë në vitin 2022, me rritje tejet të mëdha veçanërisht tek të rinjtë”, tha Dr Hamish Mohammed, konsulent epidemiolog.

Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme nuk janë thjesht një shqetësim, ato mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tuaj dhe të çdo partneri seksual.

Prezervativët janë mbrojtja më e mirë, por nëse nuk e keni përdorur herën e fundit që keni pasur marrëdhënie seksuale me një partner të ri ose të rastësishëm, bëni teste për të zbuluar herët çdo infeksion të mundshëm dhe për të parandaluar kalimin e tyre te të tjerët.

Testimi është i rëndësishëm sepse mund të mos keni asnjë simptomë të një SST.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy