Vranishti i heronjve pa rrugë, banorët: Bukurinë na e ka falur natyra, shteti s’ka vënë dorë

Vranishti i heronjve pa rrugë, banorët: Bukurinë na e ka falur natyra, shteti s’ka vënë dorë

Vranishti, i cili njihet si fshati i heronjve në Vlorë, është lënë në harresë, ku banorët shprehen të indinjuar pasi fshati është pa rrugë, pa gjimnaz dhe pa spital.

Emisioni “Fol” në MCN TV, u ndal fshatin Vranisht ku banorët shprehën shqetësim se janë lënë të braktisur dhe se pushtetarët kujtohen për ta vetëm për zgjedhje.

Kryeplaku i fshatit Hajredin Shkurta, tha se është rreth 2.5 kilometër rrugë nga rruga kryesore deri në fshat, ajo që u ka vështirësuar jetën, pasi mjaftohet duke u hedhur zhavorr dhe larguar.

Problem kemi dritat, kam shkuar dhe kam folur me drejtorin e elektrikut, po ranë pikat e para të shiut ne nuk kemi drita.

Nuk kanë vënë dorë fare, telat janë që në kohën e elektrifikimit. Ra një vesë shi, izolatori bën menjëherë masë dhe na ikin dritat. Ne na ikin dhe në gusht jo në dimër.

Kemi pasur probleme dhe me ujin. Dhe një tubacion është bërë nga ujësjellësi i ri dhe ky ujësjellësi i ri ka mbetur enigmë, jo ja ka dorëzuar firma bashkisë...

Është futur në punë pjesërisht jo siç kërkohet me ligj. Duhet të vijë drejtori apo zanatçiu që të vendosë sahate dhe të vazhdojë. Këtu as i vjetri nuk funksionon, as i riu.

Këtyre u vete ujë, por kanë probleme se duhet të vinte dorë bashkia. Ne jemi fshat që na i ka falur natyra bukuritë, se kështu nuk kanë vënë dorë.

Shtëpinë e Kulturës e ka paguar fshati, banorët kanë marrë gurë në krahë për ta ndërtuar. E ka bërë fshati dhe duan ta prishin.

Kemi kërkuar që të bëhet një fasadë në Shtëpinë e Kulturës, për të prishur prishet menjëherë, por për të bërë nuk bëhet.

Këtu nuk ka shkollë, nxënësit ikin me furgon. Nxënësit shkojnë në fshatin Hor.

Ndërkohë ish-kryetari i kooperativës deklaroi se fshati ka pasur mbi 1800 banorë dhe se tashmë kanë ikur të gjithë dhe se aktualisht banorët e vetëm janë të moshës së tretë.

Aktualisht janë rreth 160 familje, por nuk kemi mjek. Këtu nuk ka një gjilpërë po të zërë gjarpri një çoban në mal, apo po të pickoi grenza se mund të jesh alergjik. Infermierë paguhen 6-7.

Dritat kanë ardhur në ‘68-ën. Kanë bërë një kabinë në qendër të fshatit, që mund ta spostojnë më tutje. Ka qenë shatërvan, këtu pushteti vendor nuk ka vënë dorë.

Vranishti i mbajti Belinda Ballukut eshtrat e gjyshit, Beqir Ballukut. Erdhi Alket Islami dhe na tha që do vij ministrja Balluku.

Që nga Sabit Brokaj, Besnik Dervishi, Fatmir Toçi na kanë premtuar të gjithë që do e bëjnë rrugën. Nuk bëhet rruga me paratë e fshatit, do 3 milionë euro.

Për ujësjellësin janë hedhur 1 miliardë e 600 milionë lekë, nuk ka transparencë të vijë supervizori. Të kishte mundësi, depoja duhej të suvatohej.

77 metër kub është, nuk i del Vranishtit ajo. Ata thonë ka 10 litra me kub në sekondë. Nuk vijnë as 8 metër kub, vijnë vetëm gjysmë ore ujë në mëngjes dhe gjysmë në darkë.

Këtu duhet të vijë KLSH që të vijë të verifikojë se ku kanë vajtur këto para, ku janë hedhur.

Sakaq një tjetër banor denoncoi se janë tre gurore në fshatin Vranisht, ku firmat duhet të bënin diçka për fshatin pasi e kanë edhe të shkruar që 10-20% duhet ta investojnë në komunitet, pasi është pasuri natyrore e fshatit.

Mjetet e tonazhit të rëndë na rrënuan rrugën e fshatit, ata bëjnë biznes dhe nuk investojnë asgjë.

Premtuan një urë lidhëse për banorët afër gurores dhe as këtë nuk e bënë. Atje kemi tokat dhe bagëtitë dhe deri në orën 15.00 nuk shkoj dot atje se më zë guri mua.

Shkojmë në pjesën e dytë të ditës. Shpërthime ka pasur më parë, tani jo. Është fshat me histori dhe sot jemi në këtë gjendje që e çon mbrapsht.

Duan të prishin memorien e Vranisht. Na u tha se me tu bërë rruga kryesore, do bëhen rrugët lidhëse, janë dy fshatra që nuk janë bërë, Vranishti dhe Tërbaçi.

2 kilometër rrugë është se nuk është shumë. Të merret gjithë ky investim nga ky komunitet dhe fshati nuk merr asgjë.

Një tjetër banore tha se në kohën e Enver Hoxhës ka pasur doktor gjashtë ditë të javës në spital, madje edhe maternitet, por se tani për një dhëmballë duhet të shkojnë deri në Vlorë dhe nuk ka as farmaci.

Këtu është bërë shkretëtirë Vranishti, na shohin me sy tjetër, nuk na vijnë fëmijët. Kanë filluar disa familje presin turistë, por bujtina mirëfilli nuk ka.

Një tjetër banore kërkon që qeveria të ndërhyjë për shtëpitë e fshatit që t’i restaurojë.

Të ndërhyjë qeveria për këto shtëpi, siç ia bëri Vunoit. Të rinjtë nuk rrinë se nuk kanë ku të punojnë. S’kanë çfarë të bëjnë shyqyr kanë ikur

Një tjetër banor hedh akuza për kryebashkiakun në detyrë të Himarës, për të cilin thotë se nuk ka bërë asgjë.

Për vota ulen në gjunjë dhe ça nuk bëjnë, Jorgo Goro më erdhi në shtëpi, por për fat të mirë mori atë që meriton në zgjedhje.

Për ujin e lumit Shushicë u ngrit një tjetër shqetësim nga një banor i fshatit.

Burimet derdhen në lumin Shushicë, aty janë hedhur tubacione shumë të gjera dhe ky ujë po shkon në Himarë. Të ndërhyjnë ekspertë, të mos thahet lumi se po u tha dhe lumi me çfarë do jetohet...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy