Nën hetim për 137 kg kokainë/ Rusta: Apeli i GJKKO lë në burg biznesmenin Gentian Malindi (VIDEO)

Nën hetim për 137 kg kokainë/ Rusta: Apeli i GJKKO lë në burg biznesmenin Gentian Malindi (VIDEO)

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj biznesmenit Gentian Malindi, ka bërë të ditur për MCN live, gazetari Arsen Rusta.

Gentian Malindi akuzohet si porositës i 137 kg kokaine nga Ekuadori dhe është gjykuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 Ai akuzohet si personi që do të priste drogën e mbërritur në Portin e Durrësit nga Porti i Pierut, përmes kontejnerëve të ‘Alba Exotic Fruit’.

Në bazë të gjykimit të shkurtuar, biznesmeni, Gentian Malindi është dënuar me 8 vite e 8 muaj burg, teksa i ati, avokati Ilir Malindi e ka cilësuar procesin si politik ndaj tij.

Gentian Malindi është dënuar me 13 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht me 8 vite e 8 muaj burg.

I ati, avokati Ilir Malindi e ka cilësuar të gjithë procesin politik, teksa nga ana tjetër SPAK dhe hetimet e ndjekura nga prokurori Edvin Kondili e kanë nxjerrë se ai ishte pritësi i një sasie të konsiderueshme nga Amerika Latine, me transit Greqinë e më pas Portin e Durrësit, të 137 kg lëndë narkotike kokainë.

Policia në kushte të flagrancës kishte arrestuarit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, ndërsa Gentian Malindi arriti ti shmangej arrestimit të policisë, për afro 1 vit.

Ai është arrestuar vetëm pak javë më parë nga policia e Tiranës, në Vorë, aty ku qarkullonte me një identitet tjetër e me letra greke. Ai është përballur me drejtësinë duke i mohuar akuzat, ndërsa SPAK thotë se ai është kreu i grupit të narkotrafikut dhe posedues i 137 kg kokainës.  

Rusta rikujtoi se lidhur me këtë çështje janë dënuar me 15 vite burg Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, dhe 12 vite e 6 muaj Adrian Bega, të cilët u kapën duke tentuar të trafikonin 137 kg kokainë.

 Myslihaka dhe Bega përfituan nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përkatësisht me 10 dhe 8 vite e 4 muaj burg. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy