Fshati Kurcaj në rrezik nga rënia e gurëve/ Banorët: Se di si jemi gjallë, na ruajti Zoti! (VIDEO)

Fshati Kurcaj në rrezik nga rënia e gurëve/ Banorët: Se di si jemi gjallë, na ruajti Zoti! (VIDEO)

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u ndal sot në fshatin Kurcaj në komunën Nikël, që është në prag tragjedie. Gurë gjigantë që janë shkëputur nga pjesa e sipërme e kodrës, duke rënë pak metra larg banesave. Banorët kërkojnë që shteti të sjellë ekspertë vlerësimi. 

Beqir Caci duke folur për MCN TV thotë: 

Guri ka rënë 3-4 metra në afërsi të shtëpisë, para katër netësh. Gjatë darkës, ishim të gjithë në shtëpi, 4 pjesëtarë të familjes. Unë për fat dëgjova zhurmën e gurit, i thashë gruas: Gur por dalim. Asnjëri s’arritëm të dalim. Sikur të kisha dalë, do kisha vdekur, presioni i gurit nxori gurë, dhe, dhe shpartalloi dyert. Kemi shpëtuar për qime, edhe i them vetes s’i jam gjallë. Gur gjigant, s’ka bërë vaki ndonjëherë. I jam drejtuar bashkisë që kur ka qenë Berisha në pushtet. Më akorduan gjasme 2 milionë lekë të vjetra, më dhanë 500 mijë”.

Një tjetër banor vë në dukje se:

Ne jemi 80-100 familje nën këto rrënoja që po bien. Këtu është një problem shumë shumë i madh, për shumë familje, jo vetëm për këtë që i shkoi në shtëpi dhe e ruajti Allahu. Shtetit i kërkojmë të marrë masa urgjente dhe të na lajmërojë. Nëse ka rreziqe ne të paktën të largohemi, të mos mbetemi viktima”.

Banorët bëjnë me dije se edhe rrugën e fshatit e kanë hapur vetë, pa ndihmën e autoriteteve shtetërore. Ndër të tjera ata ngrenë shqetësimin se kanë mbetur pa burim uji dhe nuk kanë ku të mbushin ujë. 

Banori Astrit Bikteshi, shtëpia e të cilit është prekur nga tërmeti thotë se:

"Kam marrë vetëm 2 milionë e gjysmë, për shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti. Me ato lekë bëra vetëm një suvatim. Të bashkisë thanë që nuk meriton më shumë. Inxhinieri foli mirë”.

Muharremi, një tjetër banor i fshatit, thotë se:

"Rinia është larguar shumë, unë s’kam takat të punoj më. Brezi i ri i gjithi në të zezë ka punuar, se si do jetojë pa pension s’e di”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy