Në kohën kur na ndajnë vetëm pak kohë nga vendimi që do të marret për çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë, Kuvendi ka dalë me një Projekt- rezolutë, propozuar nga deputetja Rudina Hajdari dhe socialistja Senida Mesi.
Mësohet se projektrezoluta e propozuar nga deputetet, përmban 10 pika kyçe.
Kuvendi kërkon dialog gjithë përfshirës për integrimin europian, inkurajon institucionet ligjzbatuese për vijimin e reformave të kërkuara, inkurajon ngritjen e SPAK, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese, mbështet Reformën në Drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Projektrezoluta i drejtohet edhe shteteve anëtare të BE, që në 18 tetor pritet të vendosin fatin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.





