Komisioni hetimor për sterilizimin, Vokshi: E lëshuat Beqajn, veç Vilma Nushin jo. Të dëshmojë ajo dhe Rama

Komisioni hetimor për sterilizimin, Vokshi: E lëshuat Beqajn, veç Vilma Nushin jo. Të dëshmojë ajo dhe Rama

Në komisionin hetimor për sterilizimin dhe chek up, ku pritet dëshmia e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili u shoqërua me pranga në duar, opozita këmbëngul në dëshminë e Kryeministrit Edi Rama dhe të biznesmenes Vilma Nushi.

Drejtuesja e komisionit, demokratja Albana Vokshi, deklaroi se pa dëshminë e tyre, puna e komisionit nuk është e plotë, ndaj kërkoi shtyrjen e afatit të punimeve sërish, teksa puna e tij përfundon të ejten.

Sipas saj, Beqaj është një prej dëshmitarëve, as më kryesori, as më pak i rëndësishme.

Të pranohet të shkelet afati që të vijë Fani dhe të mos vijë Vilma Nushi, e cila është përfituese direkte dhe indirekte sepse vetëm divident ka marrë 1.7 milionë euro do të thotë që keni porosi direkte për ta mbrojtur.

E lëshuat dhe hajdutin dy metrosh Ilir Beqajn, por Vilma Nushin jo. Vilma Nushi nuk del mbi ligjin.

Kam kërkesat e deputetëve për të dëshmuar Vilma Nushi dhe Edi Rama.

Ndërkohë socialisti Plarent Ndreca tha se afati i komisionit nuk mund të shtyhet më, pasi është shtyrë disa herë .

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka të qatë që nuk i mohohet deputetëve të opozitës kërkesa për çdonjërin dëshmitar që mendohet se është kyç për ecurinë e këtij komisioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy