Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Rama të shkarkojë kryebashkiakun e Durrësit, i cili doli garant për lirimin e Lulzim Berishës. Kërkesa e PD-së vjen pas lirimit të kreut të bandës së Durrësit nga burgu, një veprim që u bë i mundur falë mundësisë që bashkia e qytetit bregdetar i dha për t’u punësuar pranë saj.
“Vangjush Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe për këtë arsye këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur t’i kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Dakos në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, bëhet e ditur nga PD-ja.
Vetë Dako në një prononcim për mediat në lidhje me këtë çështje tha se mundësia që iu ofrua Lulzim Berishës për punësim u ofrohet të gjithë të burgosurve në liri me kusht.



