Në konferencën e parë për media si kryetar i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se ndodhemi përballë një momenti historik, ku do të zhvillohet një betejë e madhe për të rivendosur demokracinë.
Dua ta nis këtë konferencë të parë shtypi duke falënderuar për mirëkuptimin dhe për ngritjen në lartësi në momentin historik, duke hapur mbrëmë një rrugë të re, një force të re politike si Partia e Lirisë. E di shumë mirë që duke qenë krenar për ato sakrifica, njëkohësisht janë të ndërgjegjshëm, se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur përfundimisht në vend, demokracinë, Kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falënderoj të gjithë intelektualët që janë bashkuar si ambasadori Agim Nesho. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë që s’mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik për vendin tonë. Kam besim që intelektualët do reagojnë edhe më fuqishëm përmes përfshirjes së tyre dhe mendimit kritik. Duhet të fillojmë menjëherë nga puna sepse tani s’e kemi më atë kostumin, që na sillte edhe atë pyetjen, a i lejohet të flasë kështu një Presidenti. Tani jemi pa xhaketë, deri në ditën e triumfit. Armiku kryesor sot i lirisë është korrupsioni, korrupsioni. Është pikërisht ky korrupsion që ka rënduar situatën e çdo familjeje shqiptare”.
Ndërkohë Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës. Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze. Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme. Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar.



