Shampanjë, helikopterë dhe orë të shtrenjta. Fëmijët e pasur të Instagramit në Britani tregojnë një ditë të zakonshme.
Llogaria e re e hapur para 6 javësh tregon jetën e shfrenuar të të rinjve pasanikë mes avionëve privatë, Lamborghin-ëve dhe tufave me stërlina, ku çlodhin kokën gjatë natës.
Në pastime nuk mungon edhe ironia me ata që nuk i kanë mundësitë e tyre financiare.
Ata nuk ngurrojnë të tallen me “fshatarët që mbajnë radhë për të blerë në ‘Primark’”, madje bëjnë edhe shaka me armët me të cilat “do të zhduknin ndonjë prej tyre”.



