
Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, foli në “Stay Tuned”, dhe lidhur me çështjen aktuale, të largimit të shqiptarëve në masë të madhe nga vendi.
Ai u shpreh se shqiptarët po largohen sikur është gjendje luftë, teksa ata që sollën deri në këtë gjendje, do të marrin damkën më të madhe në historinë shqiptare.
Të gjithë shqiptarët e dinë jetën ditore, hallet që janë këtu, ke një çift që te dy duke punuar me orar të tejzgjatur, detyrohen të heqin para mënjanë për të çuar fëmijët në shkollë privat dhe spitale private, pra këto dy shtylla po e bëjnë të largohet klasën e mesme.
Klasa e varfër po largohet sikur është çështje lufte, është gjendje azilkërkuese.
Ato pamje janë turpi më i madh që une ndjehem si një shqiptarë, që njerëzit tanë largohen sikur ne jemi në luftë, dhe ata që po e krijojnë këtë gjendje patjetër që do marrin damkën më të madhe në historinë shqiptare.



