Video/ Nuk iu bindën urdhrit për të mbajtur maskat, gjobiten 283 qytetarë

Video/ Nuk iu bindën urdhrit për të mbajtur maskat, gjobiten 283 qytetarë

Policia ka vijuar me kontrollet intensive, në funksion të zbatimit të masave anticovid duke gjobitur në 24 orët e fundit  283 qytetarë të cilët nuk kanë përdorur maskën gjatë udhëtimit me transportin publik.

Duke vlerësuar transportin publik qytetas si një transport me risk të lartë infeksioni, efektivët kanë ushtruar kontrolle në linjat kryesore të transportit publik urban dhe interurban, së pari për ndërgjegjësimin e stafit të punonjësve që janë në këto mjete, mbi rëndësinë që ka zbatimi i masave mbrojtëse ata, si dhe për kapacitetin e pasagjerëve në mjet dhe përdorimin e barrierave mbrojtëse nga ana e tyre.  

Gjatë kontrolleve, në orët e pikut të ngarkesës, kryesisht në kryeqytet janë konstatuar mangësi dhe neglizhencë në përdorimin e barrierave mbrojtëse, si nga drejtuesit, ashtu edhe nga pasagjerët.

Krahas këshillimeve nuk kanë munguar masat ndëshkuese për pasagjerë apo drejtues mjetesh që nuk mbanin barrierën mbrojtëse në mjetet e transportit publik.  

Përgjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, në linjat urbane dhe interurbane janë ndëshkuar me masë administrative me nga 3.000 lekë, 283 shtetas, nga të cilët 85 në Tiranë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që të respektojnë me rigorozitet masat kufizuese anticovid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy