136 vjet pa leje ndërtimi, “gjoba” që Sagrada Familia do t’i paguajë Bashkisë së Barcelonës

136 vjet pa leje ndërtimi, “gjoba” që Sagrada Familia do t’i paguajë Bashkisë së Barcelonës

Prej 136 vjetësh, katedralja e Barcelonës, Familia Sagrada, është në proces ndërtimi. Kjo e ka bërë atë kantierin më jetëgjatë të ndërtimit në Europë. E megjithatë, ajo është një nga atraksionet turistike më të vizituara. Themelet e katedrales janë hedhur në vitin 1882.

Arkitekti i saj, Antonio Gaudi, nuk u shqetësua shumë sesa kohë do t’i merrte ndërtimi i katedrales madhështore. Mbahet mend komenti i tij në atë kohë: “Klineti (Zoti) im nuk e ka me nxitim”. Gaudi vdiq në vitin 1926 duke e lënë ndërtimin e katerales shumë larg përfundimit.

Që prej asaj kohe janë dashur tetë arkitektë të tjerë dhe më shumë se një shekull për t’iu afruar përfudnimit deri në një farë pike. Për shkak të kushteve atmosferike, viteve që kanë kaluar dhe shkatërrimit që kanë sjellë luftërat, disa pjesë të papërfunduara të katedrales kanë pasur nevojë për rikonstruksion.

Përtej afateve, një tjetër që nuk e ka shqetësuar Gaudi-n kur nisi katedralen ka qenë edhe të qenit në rregull me autoritetet vendore për ndërtimin. Përgjatë 136 viteve, ndërtimi ka vijuar pa një status zyrtar dhe pa mbkëqyrje.

Me 8 vjet të mbetura deri në përfundimin e shumëpritur të saj, Sagrada Familia i ka shpëtuar plotësisht “radarit” të autoriteteve. Por duket se ky fakt është kapur në momentin e fundit.

Për fatin e mirë të kësaj vepre që ka hyrë në trashëgiminë e arkitekturës botërore, dhe që vizitohet çdo vit nga të paktën 4.5 milionë turistë, ajo nuk do të shembet, pavarësisht se rezulton ndërtim i paligjshëm.

Në këmbim të kësaj shkeljeje, katedralja do t’i paguajë bashkisë 36 milionë euro detyrime të mbledhura në vite. Kjo shumë e cila do të paguhet gjatë 10 viteve të ardhshme do të shkojë për përmirësimin e transportit publik, prej të cilit përfiton direkt katedralja. Po ashtu, fondi do të përdoret për sistemimin e lagjes ku ndodhet ndërtesa.      

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy