Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë në mosmarrëveshje rreth mënyrës së afrimit të marrëdhënieve me Rusinë, ndërsa 27 udhëheqësit e bllokut takohen në Bruksel.
Qeveritë franceze dhe gjermane duan të rifillojnë takimet e samitit me Vladimir Putin, por vendet e tjera të BE nuk dakortësohen me këtë strategji dhe duan të marrin një linjë më të ashpër ndaj Moskës.
Dy vendet më të mëdha të Evropës e shohin këtë model dialogu si rrugën e duhur për të ecur përpara me Rusinë.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu tha se dialogu është i nevojshëm për "stabilitetin e kontinentit evropian", duke vënë në dukje se ata nuk do të heqin dorë nga asnjë prej "vlerave" ose "interesave" të tyre në proces, shkruan Euronews.
Përmbysja e qasjes nga Franca dhe Gjermania është pritur mirë nga Kremlini, me zëdhënësin e Putinit që e përshkruan atë si "pozitiv".
Por shtetet baltike, Polonia, Suedia dhe Hollanda janë me forcë kundër rinisjes së dialogut me udhëheqësin rus dhe gjithashtu shprehen të befasuar me propozimin e tyre të ri mbi marrëdhëniet me Rusinë gjatë takimeve përgatitore në Bruksel.



