Tomorri: Hekurudhat do të jenë fronti i ardhshëm i investimeve publike në vend

Tomorri: Hekurudhat do të jenë fronti i ardhshëm i investimeve publike në vend

Fondi i Komisionit Evropian në vlerë 120.5 milionë € për Shqipërinë konsiderohet i nevojshëm për zhvillimin ekonomik që sjellë funksionimi i hekurudhave në vend.

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri në studion e “MCN economy, tha se krahas aeroporteve, vijnë si nevojë e zhvillimeve ekonomike.

Sipas tij ato janë fronti i ardhshëm i investimeve publike në vend.

Aeroportet kanë ardhur si nevojë e zhvillimeve ekonomike. Sigurisht që këto zhvillime ekonomike imponojnë nevojën edhe për ndërtimin e hekurudhave shqiptare. Kemi një hekurudhë sot që është totalisht e amortizuar, një rrjet hekurudhor të amortizuar, kemi një ndërmarrje hekurudhore e cila është  e falimentuar.

Tani ka ardhur koha për shkak të proceseve integruese që përkoje lidhjen e rrjeteve me transportet ndërkombëtar dhe unë mendoj se hekurudhat do të jene fronti i ardhshëm i investimeve publike, pra, pas investimeve ne rruge, autostrada të vendit, tashme hekurudhat do të marrin një rol parësor në financimet  buxhetore dhe publike.

Teksa fondet e Be-së për Shqipërinë do të shkojnë për rindërtimin e 33.5 km hekurudhë që lidh Durrësin me Rrogozhinën, gazetari i ekonomisë Tomorri, numëron projektet që janë në rrugë për tu investuar.

Është filluar me Durrës-Tiranë, një projekt që po financohet me paratë e donatorëve dhe që do jetë një projekt shumë fizibël, pastaj vazhdohet me hekurudhën Durrës-Rrogozhinë që është pjesë e një korridori më të gjerë, korridorit 8 që hyn në rrjedhat prioritete të BE, pastaj projektin hekurudhor Vorë-Hani i Hotit për tu lidhur me Malin e Zi.

Dhe pastaj projekti që lidhë Durrësin me Prishtinë edhe tani ka në plan ndërtimi i një hekurudhe madje është zhvilluar tender dhe është përzgjedhur kompania për studimin e fizibilitetit, por këtu kemi të bëjnë me financim të konsiderueshëm që kërkohet 700 milion € , dikur me paraprake janë që të financohet nga buxhetet e të dyja vendet por besoj e do të ishte e vështirë nëse nuk ka financim nga partnerët ndërkombëtar.

Finalja është që ka ardhur momenti që të investohet në rrjetin hekurudhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy