Arrestohen 3 persona në Durrës, iu gjetën 26 kg marijuanë në autobus

Arrestohen 3 persona në Durrës, iu gjetën 26 kg marijuanë në autobus

Gjatë kontrollit të kryer nga Policia Kufitare e Durrësit, të një autobusi që kryente linjën Durrës-Itali, brenda një kove me bulmet u konstatuan pako me lëndë narkotike.

Pas kontrollit te imtësishëm u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte paketuar në formë çokollate.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S.D., 31 vjeç, banues në Durrës (menaxher); S.S., 59 vjeç, banues në Përmet (shofer); Y.K., 49 vjeç, banues në Tiranë (shofer).

Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te imtësishëm u gjet dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 automjet si dhe 6 aparatë celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy