Aksidentet/ Shoqëritë e sigurimit: Të shmangen gjykatat (VIDEO)

Aksidentet/ Shoqëritë e sigurimit: Të shmangen gjykatat (VIDEO)

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk e konsultuar me grupet e interesit projektligjin e sigurimit të mjeteve, që është dorëzuar në Kuvend. Drejtuesi i njërës prej kompanive, Avni Ponari, shpjegon për Tema TV se, AMF duhet të reflektojë për “dëmshpërblimin e drejtpërdrejtë”. Sipas tij, të pasiguruarit duhet të paguajnë vetë dëmin në rast aksidenti dhe jo Byroja e Sigurimit.

Pas kësaj deklarate, shoqëritë e sigurimit thonë se presin nga Parlamenti  të miratojë ndryshimet në ligjin për sigurimin e mjeteve, që ka në qendër sistemin bonus-malus, por shprehin rezerva për draftin e ri që AMF-ja ka depozituar në Kuvend. Avni Ponari në një intervistë për Tema TV thotë se AMF nuk e ka konsultuar këtë variant me grupet e interesit dhe kërkon që të reflektohen një sërë ndryshimesh thelbësore.

Një rekomandim i Autoritetit të Konkurrencës për rregullimin e tregut, dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë i të dëmtuarve nga siguruesi i tyre, përfundimisht nuk është pranuar nga AMF, me argumentin se aplikimi i dëmshpërblimit të drejtpërdrejtë mund të shkaktojë praktika mashtruese të kompanive për të zhvatur njëra-tjetrën. Por, si e komenton Ponari këtë qëndrim?

Në fokus të ndryshimeve të ligjit, mbetet sistemi bonus-malus,  i cili do të bazohet në historikun e dëmeve të mjeteve, ndërsa prej vitesh pagesa e siguracionit vjetor ka qenë fikse dhe për këto tarifa ndaj kompanive ka pasur akuza se kanë krijuar një treg oligopol. Me propozimin e ri, drejtuesi i mjetit duhet të pajiset edhe me Raportin Evropian të Aksidenteve, i cili do të shërbejë për përshkrimin e ngjarjes së aksidentit për dëme me vlerë deri 30 mijë lekë e do t’i dorëzohet shoqërisë së sigurimit me firmën e të dy palëve të përfshira në aksident, një praktikë kjo që nuk ka ekzistuar deri më sot.

Po, ashtu, nëse deri më sot Byroja Shqiptare e Sigurimit mbetet institucioni që menaxhon Fondin e Kompensimit si dhe atë të garancisë të kartonit jeshil, me propozimin e ri do të jenë përveç Byrosë do të ngrihet edhe një Ent që do të menaxhojë Fondin e Kompensimit. Për herë të parë do ketë një vlerë minimale të Fondit të Kompensimit, i cili nuk mund të jetë më i vogël se 150 milionë lekë. Për përgjegjësitë që do të marrë ky ent, Ponari nuk bie dakord që ai të shlyejë detyrimet për dëmet e shkaktuara nga të pasiguruarit, të cilat sipas  tij duhet të jenë përgjegjësi direkte e drejtuesve që kanë shkelur ligjin. Dëmet e papaguara ndër vite nga Byroja e Sigurimeve kapin vlerën e 1.7 miliard lekëve, ndonëse kompanitë kanë nisur të paguajnë këto borxhe.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy