
Greqia ka regjistruar 639 raste të reja pozitive me Covid -19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportimit të autoriteteve greke janë regjistruar gjithashtu 62 viktima si pasojë e infektimit me koronavirus duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 3687.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm I infektimeve ka shkuar në 125.173 raste.
Ndërsa 558 pacientë po trajtohen të intubuar, 732 pacientë të tjerë janë shëruar duke lënë ambientet e spitaleve.



