Manchester City, superofertë për Desire Doue

Manchester City, superofertë për Desire Doue

Një ndër objektivat e drejtuesve të Manchester City-t në çdo merkato vijon të jetë sigurisht përforcimi me talentë.

Pep Guardiola kësaj rradhe e ka përqëndruar vëmëndjen tek ai i Paris St Germain Desire Doue, i cili me vetëm 19 vite mbi supe po bën diferencën.

Mesfushori ka ditur ta menaxhojë shumë mirë presionin që ndihet tek një ekip si ‘’ Les Pariziens ‘’, i cili synon të fitoje trofe në çdo sezon, kryesisht atë të Champions Leagues.

Ishi i Rennes ka patur një rendiment optimal gjatë gjithe sezonit, tejet efektiv në prapavijë dhe gjithashtu në ofensivë.

Drupal Ad

Do të jetë sigurisht shumë e vështirë për ‘’ Qytetarët ‘’ pasi pritet edhe reagimi i kryeqytetasve, edhe pse oferta e sheikut Al Mubarak është tejet tunduese, konkretisht 120 milionë euro.

Pas largimit të Kylian Mbappes, Desire Doue konsiderohet një ndër elementët e të ardhmes tek kuq e blutë por interesi i një ekipi si bardhekaltërit mbetet një kërcënim për çdo rival.

13 gola në 47 sfida ka arritur nxënësi i ‘’ Luchos ‘’ deri më tani, një trainer i cili e ka ndryshuar në çdo aspekt Paris St Germain, skuadër aspiruese për fitimin e Champions Leagues në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy