Shpërthen një nga vullkanet më të rrezikshme në botë

Shpërthen një nga vullkanet më të rrezikshme në botë

Vullkani Nyiragongo, një nga më të rrezikshmit në botë sipas ekspertëve, i cili ndodhet disa kilometra nga Goma, në Republikën Demokratike të Kongos, është riaktivizuar me shpërthime të forta.

Mijëra njerëz po largohen drejt kufirit me Ruandën, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për qetësi. "Të paktën tre mijë kongolezë dhe banorë në qytetin kufitar të Gomas po lëvizin në qytetin Rubavu, Ruanda", shkruan Agjencia e Transmetimit të Ruandës (RBA). Në vitin 1977, vullkani shkaktoi më shumë se 600 vdekje.

Shpërthimi në orën 7 pasdite me kohën lokale ngjyrosi qiellin me të kuqe, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të qytetit prej gati 2 milionë njerëzish. Në vend ka frikë dhe konfuzion, pasi shpërthimi i fundit i të njëjtit vullkan në 2002 shkaktoi qindra vdekje dhe la rrugët dhe pistat e aeroportit të mbuluara me lavë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy