
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin 1 orë e 40 minuta që mbajti përballë Grupit Parlamentar të PS-së, paralajmëroi ndërhyrje në reformë, por sipas tij, pa prekur pavarësinë e SPAK dhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi përplasjen si frontale, duke theksuar se kryeministri mori hapur anën e pandëshkueshmërisë.
Përplasja është e hapur, frontale. Ky është raporti i Ramës me drejtësinë. Ai shënjestroi akuzën hapur dhe jo korrupsionin. Nuk foli për korrupsionin në qeverisjen e tij dhe në Shqipëri.
Shënjestroi akuzën dhe mediat që raportojnë për korrupsionin.
Zgjodhi zakonin e rrumbullakosjes së fenomeneve të shkëputura, për të ngritur probleme që i mendon ai dhe ka vetë përgjegjësi për këto. Hapur mori anën e pandëshkueshmërisë.
Paralajmërimi, kjo është përplasje tani. Drejtësia është një korporatë e mbyllur që funksionon brenda saj.
Ai i jep të drejtë vetes të bëjë gjykatësin e drejtësinë.



