Gjashtë persona janë gjetur të gjallë në rrënojat e hotel "Rigopiano" në Farindola, Itali.
Skuadrat e shpëtimit kanë arritur të komunikojnë me gjashtë persona nga hoteli që u godit nga orteku tri ditë më parë.
Puna për nxjerrjen e tyre vazhdon, ndërsa drejt hotelit janë nisur dy helikopterë me ekipe mjekësore, që do t’u japin ndihmën e parë.
Dy trupa të pajetë u nxorën dje nga rrënojat.



