Moti i kthjellët dhe temperatura të ulëta, parashikimi për sot

Moti i kthjellët dhe temperatura të ulëta, parashikimi për sot

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Adriatikut me ndikim edhe në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit.

Për pasojë kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë. Por pas mesditës vranësirat largohen duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë mot të kthjellët në Europën Lindore, Qëndrore si dhe rajonin e Mesdheut.

Ndërsa Europa Veriore do të paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut, shoqëruar me mini stuhi ere, si pasojë e fuqizimit të ciklonit të Islandës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy