Ditëlindja e Nexhmije Pagarushës, ambasadori shqiptar kujton “bilbilin” e muzikës

Ditëlindja e Nexhmije Pagarushës, ambasadori shqiptar kujton “bilbilin” e muzikës

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka kujtuar sot artisten e ndjerë Nexhmije Pagarusha në ditëlindjen e 88 të saj.

Përmes një postim në Facebook ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi shprehet se Pagarusha ka lënë si dhuratë të çmuar zërin e saj të mrekullueshëm.

Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha! Kishim shumë dëshirë të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!”, ka shkruar ai krahas disa fotove, ku shfaqet diva e muzikës shqiptare.

Nexhmie Pagarusha u lind më 7 maj 1933. Ajo është cilësuar si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor dhe shumë epitete të tjera.

Nga viti 1984 vendos të përmbyllë karrierën si këngëtare. Më 2012, u dekorua me “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipërisë. Bilbili i muzikës shqiptare ndërroi jetë më 7 shkurt 2020.

May be an image of 1 person and standing

May be a closeup of 1 person, eyeglasses, jewelry and text

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy