Meksi: Masoneria, kundërpesha e së keqes. Çdo ditë, 30 veta më kontaktojnë për t'u bërë pjesë

Meksi: Masoneria, kundërpesha e së keqes. Çdo ditë, 30 veta më kontaktojnë për t'u bërë pjesë

Marin Meksi, anëtar i masonerisë, shpjegoi në studion e MCN Informacion se si funksionon kjo shoqëri. Meksi tha se masoneria është e pranishme në Shqipëri prej fundit të viteve 1800. 

Masoneria është një urdhër që ka funksionuar në ditët më të errëta të njerëzimit. Mason do të thotë murator, sepse shoqëria ndahej në zeje. Masonët u përballën në mënyrë të fshehtë. Kundërpesha e së keqes ka qenë masoneria. Ismail Qemali ka qenë pjesë e lozhës masonike turke. 

Ka pasur lozha masonike në Shqipëri në fund të viteve 800. Unë vetë jam duke studiuar pjesën e historisë dhe heraldikës së familjes time. Aty rashë në kontakt me pjesëtarë të familjes time para 200 vitesh, që ishin në lozhën masonike. 

Lozha masonike në Shqipëri është krijuar në 2011. Ka disa lozha aktualisht në Shqipëri. Për t’u bërë mason kalon në disa filtra. 

Meksi theksoi se urdhri mason përgatit njerëz me vlera të larta morale dhe filozofike dhe nuk ka të bëjë me paratë apo pushtetin.  

Periudhat e vështira krijojnë njerëz të mëdhenj. Në periudha paqeje, masoneria funksionon si akademi që përgatit një brez me vlera të larta. Përgatiten breza të rinj njerëzish me vlera të larta morale dhe filozofike.  

Ataturku ka qenë mason. Lëvizja masonike turke e solli në pushtet atë. Kur u krijua shteti i Izraelit, e lidhën masonerinë me sionizmin. 

Numri 33 është numër biblik, lidhet me moshën e Krishtit. Unë jam në gradën 33 të masonerisë.

Një mason është njësoj si një besimtar që i përkushtohet zotit të tij në mënyrë të natyrshme dhe shpirtërore se e ndien. 

Masonët janë të gjithë vëllezër brenda masonerisë. Marrëdhëniet janë të barabarta me ndryshim të gradave. Ka pasur mbi 15 presidentë të SHBA-ve masonë. Biden p.sh. është mason, ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës. 

Në dijeninë time mund të jenë rreth 200-300 masonë në Shqipëri. I gjithë ky petk i errët i hedhur mbi masonerinë në vite, e ka bërë të vështirë pranimin publik. Nuk i njoh të gjithë masonët. Njerëzit nuk duhet të ngatërrojnë dy momente. Masoneri nuk lidhet ngushtë me materien, pra nuk është nevoja të jesh njeri me shumë pushtet apo me shumë para. Masoneria lidhet ngushtë me librin. Masonët janë njerëz të ditur.  

Meksi komentoi edhe raportimet në media për një marrëveshje mes lozhës masonike shqiptare dhe asaj serbe, sipas të cilës masonët e Serbisë e kanë Kosovën nën juridiksionin e tyre

Jam pjesë e lozhës së madhe simbolike të Hungarisë. Kam informacion lidhur me këtë marrëveshje, por nuk prononcohem për gjëra, për të cilat nuk kam detaje. Kam dëgjuar disa variante. Harta masonike është e ndryshme nga harta politike. Nuk them dot as se jam pro dhe as kundër, por edhe ata që e kanë bërë dhe firmosur duhet të pyesin ata dhe të japin shpjegimin.

Meksi tha se ka interes të madh nga njerëzit për t’iu bashkuar këtij urdhri.

Masoneria ka komunikuar në periudhat më të errëta të njerëzimit, në fshehtësi. Sot në epoka moderne, t’i mund t’i shikosh në Youtube të gjitha shpjegimet. Ritualet dhe ceremonitë janë antike. Ato simbolizojnë gjëra që nuk kanë lidhje me gjërat që ne shohim. Masoneria ka tjetër qasje ndaj jetës dhe vdekjes. E lidhim me ezoterizëm. Çdo ditë rreth 30 njerëz në ditë më kontaktojnë për t’u bërë pjesë e lozhës masonike. Unë i drejtoj në lozhën e Shqipërisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy