Zgjedhjet në Dibër/ Daci: Kam pasur kërkesa nga të dy krahët, jo në nivel oferte

Zgjedhjet në Dibër/ Daci: Kam pasur kërkesa nga të dy krahët, jo në nivel oferte

Juristi Jordan Daci është pyetur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nëse i është ofruar nga partitë politike që të jetë kandidat në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Daci tha se ka patur kërkesa nga të dyja krahët por jo në nivel oferte.

Nuk ma kanë ofruar. Nuk e shoh si ngritje në karrierë qenien kryetar bashkie, aq më pak kur bëhet fjalë për mandat të cunguar ku edhe nëse do fitojë ndonjë nga opozita tenderat do kenë përfunduar në prill dhe nuk do kenë para as për shërbimet minimale. Çdo kryetar do jetë administrator formal. Ka patur kërkesa edhe eksponent por jo në nivel oferte nga të dy krahët. Edhe nga të majtë që të jem domosdoshmërisht me PS. Nuk e kam menduar realisht. Nëse do merrja edhe do ta vlerësoja edhe pse është momenti më i papërshtatshëm për ta bërë një gjë të tillë. Nuk do ishte zgjedhja ime e parë. Ajo që këtij vendi i mungon është që t’i jepet një model si ndërtohet një institucion mbi baza merite. Një nga problemet më të mëdha të këtij vendi është mungesa e meritokracisë”, tha Jordan Daci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy