Bushi: Reja ka bërë mirë dhe mendon për të ardhmen. Humbja me Izraelin, nuk është tragjike

Bushi: Reja ka bërë mirë dhe mendon për të ardhmen. Humbja me Izraelin, nuk është tragjike

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se trajneri Edoardo Reja, ka bërë një punë të mirë dhe shtoi se ai mendon për Europianin e vitit 2024.

Bushi u shpreh se humbja e Shqipërisë me Izraelin nuk duhet bërë tragjike, pasi Kombëtarja kuqezi edhe mund ta ishte fituar atë sfidë.

Duke analizuar sfidën, tekniku kuqezi, theksoi se Shqipëria ka ekip të ri dhe lojtarët e kanë të vështirë të mbajnë peshë në kurriz.

Humbjet nuk janë të mira, pro sa i përket strategjisë që ka ndjekur Reja për 2024, është në vendin e duhur dhe me lojtarët e duhur. Ka marrë një ekip të vjetër, dhe ka krijuar skuadër shumë të re dhe të mirë. Bëri eliminatore shumë të mira për Botërorin. Mori një humbje me Izraelin, por nuk është tragjike, pasi edhe mund të kishim fituar.

Kemi ekip të ri, me lojtarë të rinj. Mendoj se Broja është nga sulmuesit më të mirë në histori te Shqipëria. Janë lojtarë të rinj dhe është e vështirë që të mbajnë një peshë të madhe në kurriz. Reja mendon për Europianin e 2024. Mendoj se për 2 vite do të rriten shumë dhe mendoj se do kemi një kombëtare shumë të mirë.

Trajneri është pjesë e ekipit dhe do apo nuk do, merr përgjegjësi. Reja mendoj se ka bërë mirë. Mendoj se Shqipëria ka bërë shumë mirë në këto vitet e fundit. Fiton apo humb, rëndësi ka të bëhet futboll i bukur. Kemi humbur ndeshjen, nga detajet. Reja ka thënë se po bën ekip për 2024.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy