Japoni, plagoset me armë ish-Kryeministri Shinzo Abe gjatë një takimi elektoral

Japoni, plagoset me armë ish-Kryeministri Shinzo Abe gjatë një takimi elektoral

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua dhe u plagos gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.

Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital.

Siç raportojnë mediatlokale, duke cituar autoritetet, Abe nuk tregon shenja jete në testet e para të bëra në funksionin e zemrës dhe mushkërive.

Autori i dyshuar i të shtënave është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi.

Yamagami është ish-anëtar i Forcave Detare të Mbrojtjes, i Marinës Japoneze. I dyshuari u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, dyshohet prodhim artizanal, ka plagosur edhe persona të tjerë.

Abe ishte i angazhuar në një takim elektoral dhe u rrethua nga qindra persona kur i dyshuari qëlloi të paktën dy të shtëna me armë nga afër, duke e goditur ish-Kryeministrin në shpinë dhe në qafë. Abe u rrëzua në tokë, i gjakosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 me orën lokale ose 4:30 me orën tonë. Ish-Kryeministri u shtrua në spital me arrest kardiorespirator rreth 15 minuta pas të shtënave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy