Policia “zbërthen” grupin shqiptar të kokainës në Amsterdam, ja kodet që përdornin për drogën

Policia “zbërthen” grupin shqiptar të kokainës në Amsterdam, ja kodet që përdornin për drogën

Policia holandeze ka goditur një grup kriminal shqiptar, që merret me trafikun e kokainës në Amsterdam. Mediat holandeze shkruajnë se në bashkëpunim me policinë italiane, e cila i njeh dhe i ndjek trafikantët shqiptarë nga afër, është zbuluar një grup dhe janë vënë në pranga 7 anëtarë të tij.

Hetimet kanë zbuluar përfshirjen në trafikimin e narkotikëve të më shumë se 100 shqiptarëve. Gjatë operacionit u gjetën tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kile kokainë dhe para kesh.

“Shqiptarët njihen për cilësinë e shkëlqyer të kokainës që e ofrojnë me çmime të mira. Ata janë të dhunshëm me rivalët që hyjnë në këtë treg”, thuhet në shkrim.

Grupi i Amsterdamit rezultoi se e fshihte lëndën narkotike dhe të ardhurat prej saj në hapësira të posaçme në banesa dhe makina, në disa raste të pajisura me sisteme inteligjente hidraulike, magnetike apo elektrike.

“Në Angli, kriminelët shqiptarë janë në zotërim të gjysmës së tregut të kokainës. Ata kontrollojnë të gjitha rrugët tregtare dhe kanë investuar fitimet e tyre të drogës në pasuri të paluajtshme”, thuhet në shkrim.

Sipas hetimeve, grupi që vepronte në Amsterdam e importonte kokainën nga Ekuadori - përmes porteve të Roterdamit, Antëerpit, Hamburgut dhe Bremenit, për ta përhapur më pas në të gjithë Europën Perëndimore dhe në Angli.

Në Roterdam, një depo e ruajtur nga dy shqiptarë u shkatërrua pasi policia zbuloi se aty fshiheshin dhjetëra kilogramë kokainë.

Organizimi i grupit

Anëtarët e grupit shpesh jetonin në apartamente të shtrenjta me garazh. Qiraja rezultonte e paguar me para në dorë ose shtëpitë bliheshin me hipotekë përmes deklaratave të punëdhënësve fiktivë. Anëtarët e grupit flisnin me kode dhe kokainës i referoheshin si “buka”. Ata përdornin celularë “Blackberry” të koduar për komunikim dhe ishin shumë të vëmendshëm lidhur me praninë e agjentëve të policisë.

“Policia dhe drejtësia kanë deklaruar tashmë për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Kriminelët shqiptarë martohen rregullisht me prostitutat rumune për të fituar statusin ligjor në Evropën Perëndimore”, thuhet në shkrim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy