Milo: Politika rajonale fqinjësore e Shqipërisë ka lëvizur nga boshti i saj tradicional (VIDEO)

Milo: Politika rajonale fqinjësore e Shqipërisë ka lëvizur nga boshti i saj tradicional (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve në MCN Tv se në procesin e integrimit Shqipëria e ka pengesën nga Greqia, Maqedonia e Veriut e ka nga Bullgaria dhe se mendimi në Bruksel është që Shqipëria dhe RMV-ja të shkojnë paralel në këtë proces.

Sipas Milos nuk ka vend për të përdorur terma euforik nga ministrat për punën e bërë në këtë proces, por duhet bërë një analizë e thellë se pse negociatat nuk u hapën.

Termi është paksa euforik për të karakterizuar punën që është bërë. Mund të përdorej një term pak më realist, por gjithsesi procesi i integrimit evropian të Shqipërisë është proces i gjatë me uljet e ngritjet e tij. Nuk është hera e parë që Shqipëria ndeshet me vështirësi që janë shkaktuar qoftë nga të tjerët, por qoftë dhe vetë ajo me politikat që ka zbatuar në Shqipëri.

Integrimi evropian i Shqipërisë është proces kompleks që nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e parametrave, standardeve dhe plotësimin e kritereve që kërkon BE, që janë një numër në fusha të ndryshme, por ka të bëjë edhe me çështjet e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, minoriteteve.

BE i kushton vëmendje kapitujve që kanë të bëjmë me lirinë  e mediave, lirinë e të drejtat e njeriut,  minoriteteve. Është kjo arsyeja pse këto kapituj kanë prioritet dhje janë të parat që diskutohen. Duhet të kemi ndjenjën e masës dhe e përgjegjësisë kur flasim.

Është për të ardhur keq që nuk hapen negociatat. Kjo nuk është  arsye për t’u mburrur e vetëkënaqur, por të bëhet analizë kritike pse nuk u hapën, dhe nëse qëndrimi që po mban BE është qëndrim që ka arsye të mbahet, është kapriçio e një shteti anëtar apo thirrje që BE bën që secili të shohë te vetja ku jemi me zbatimin e kritereve.

Nuk është hera e parë që mjedisi ballkanik prodhon kriza, mosmarrëveshje që rëndojnë situatën e vendeve që marrin pjesë në këto grindje historike ballkanike. Ata që e paguajnë koston e këtyre veprimeve janë popujt, njerëzit e thjeshtë. Qoftë qeveritarët, qoftë dhe ata politikanë që kanë status tjetër nuk është e se e vuajnë çështjen e integrimit, e vuajnë masa e gjerë e njerëzve. Sepse sa më shpejt që Shqipëria të bëhet anëtare sa më shpejt do përfitojnë.

Fakti që nuk ka artikulime direkte për çështjen e hapjes së Konferencës së dyte qeveritare me Shqipërinë, kjo mund të çojë që të mos hapen as edhe me RMV-në.

Mendimi në Bruksel është që Shqipëria dhe RMV të shkojnë paralel në këtë proces, në hapjen  e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Shqipëria e ka pengesën nga Greqia, Maqedonia e Veriut e ka nga Bullgaria. Duet parë si do të zhvillohet procesi orët e ardhshme, çfarë mesazhi do të japë nesër Këshilli Evropian. A do të ketë kompromis orët e fundit, gjë që do të jetë e vështirë.

Më tej, Milo tha se politika rajonale fqinjësore e Shqipërisë ka lëvizur nga boshti i saj tradicional në raport me Kosovën, Greqinë dhe atë që u quajt “Ballkani i Hapur”.

Ish-ministri tha se Greqia dhe Shqipëria po bëjnë provën e forcës.

Politika rajonale fqinjësore e Shqipërisë ka lëvizur nga boshti i saj tradicional, gjatë këtyre muajve të fundit, edhe në raport me Kosovën, dhe në raport me atë që u quajt si  “Ballkani i Hapur”, por edhe në raport me Greqinë. Kemi dy devijime në raport me politikën e mëparshme të fqinjësisë së mirë, të përpjekjeve për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog dhe po vihet re një qëndrim këmbëngulës përtej parametrave normale të një qeverie që në politikën e jashtme ka adoptuar metoda të dialogut politik dhe jo të forcës në marrëdhëniet me vendet fqinje.

Nuk shoh vullnet, të dy palët po bëjnë provën e forcës që i ka çuar në deklarata që nuk lënë shteg për të gjetur kompromisin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy