Vettingu, Kuvendi seancë të jashtëzakonshme të hënën

Vettingu, Kuvendi seancë të jashtëzakonshme të hënën

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë jo të zakontë gjatë ditës së hënë (6 mars) dhe synimi kryesor është miratimi i ngritjes së komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit të ligjit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si ligji i Vettingut.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se opozita nuk do të merrte pjesë në këtë seancë, çka do të thotë se miratimin e projektligjeve në fjalë që i hap rrugë zbatimit të ligjit të Vettingut është i pamundur.

Njoftimi i Kuvendit:

Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e  hënë, 6.3.2017, ora 18.00

Rendi i ditës

1.      Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

2.      Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen  e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy