
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov do t’i nënshtroheshin sanksioneve të Bashkimit Europan.
Shefi i politikës së jashtme në BE, Josep Borrell, e konfirmoi diçka të tillë, duke njoftuar ngrirjen e aseteve të tyre.
“Më lejoni të them se të vetmit liderë në botë që janë sanksionuar nga Bashkimi Europian janë Assad nga Siria, Lukashenko nga Bjellorusia dhe tani Putin nga Rusia”, tha Borrell.
Sakaq Britania e Madhe do të vendosë sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov.
“Kryeministri u kërkoi udhëheqësve të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër Swift për të shkaktuar goditje maksimale mbi presidentin Putin dhe regjimin e tij”, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike.



