Tragjedia në Gramsh/ Familjarët: S’po na përgjigjeshin në telefon, kur erdhëm gjetëm vetëm mjetet dhe rrobat e tyre

Tragjedia në Gramsh/ Familjarët: S’po na përgjigjeshin në telefon, kur erdhëm gjetëm vetëm mjetet dhe rrobat e tyre

Ditën e djeshme 4 shtetas në rrethin e Gramshit janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë, babai A.Z 46 vjeç së bashku me dy djemtë e tij R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç, dhe kushëririn e tyre M.Z 20 vjeç. Gjetja dhe nxjerrja e trupave nga polumbarët e Reneas ka zgjatur më shumë se 7 orë. Babai i viktimës dhe halla e tij shprehen se ata janë lajmëruar nga viktimat në mesdite teksa i thanë se do shkonin për tu larë në Liqen, por ata u shqetësuan kur thirrjeve të telefonatave viktimat nuk u janë përgjigjur. Menjëherë ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe atje kanë parë rrobat dhe mjetet e tyre të transportit, ku menjëherë kanë lajmëruar dhe policinë. “Nuk dimë asgjë. Në orën 5 i merrnim në telefon dhe nuk po na përgjigjeshin. Na thanë që do shkonin për tu larë po se dinim nga kishin shkuar. Erdhëm te liqeni dhe gjetëm mjetet me të cilat kishin ardhur, celularët, shapkat, rrobat dhe lajmëruam menjëherë policinë”. Shefi i Zjarrfikësve të Gramshit Ilir Llapushi i cili ishte krah polumbarëve të Reneas për gjetjen e trupave shprehet se shkak i mbytjes së 4 personave janë gropat thithëse që janë brenda në Liqen. Llapushi shprehet se ata kanë mbytur njeri-tjetrin. Fillimisht ka qenë shtetasi A.Z 56 vjeç babai i viktimës ai që ka ngecur në njërën prej gropave, 3 viktimat e tjerë kane shkuar për ta ndihmuar, por dhe ata kanë ngecur në këto gropa dhe kanë mbytur njeri-tjetrin. Ai bën thirrje personave të cilët nuk dinë të notojnë mos të hyjnë në Liqen, pasi ky liqen mbart shumë gropa thithëse. “Ngjarja është e rëndë. Babai me dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari dhe kanë shkuar me radhë të shpëtojnë njëri-tjetrin, dhe djali i ri. Asnjë prej tyre nuk ka ditur not. Ka pasur disa gropa që janë bërë gjatë kohës kur u bë Hec-i i Banjës. Ato gropa kur futesh menjëherë të zhysin dhe ata kur janë larë, kanë përfunduar në këto gropa dhe duke mos ditur not kanë mbytur njëri-tjetrin. Liqeni është i thellë i gjithë. Dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ne si shërbim zjarrfikëse kemi qenë këtu dhe dje. Sot nuk erdhëm, qëlloi shumë keq që nuk ishim. Një njeri që nuk di not, nuk duhet të futet për t’u larë, absolutisht jo”. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy