Dy të rinj në Tiranë vjedhin dy kasaforta me para, kapet njëri prej tyre

Dy të rinj në Tiranë vjedhin dy kasaforta me para, kapet njëri prej tyre

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Kasaforta” ka vënë në pranga një person të dyshuar për vjedhjen e dy kasafortave me para.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14 korrik, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, dy kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi.

Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F., dhe M. N., janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy