Tetë plumba 42-vjeçarit në Shkodër, transportohet drejt Tiranës

Tetë plumba 42-vjeçarit në Shkodër, transportohet drejt Tiranës

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmë në Shkodër rreth orës 21:30, në lagjen "Perash" në vendin e quajtur "Sheshi Isa Boletini".

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i pllagosur rëndë Ilmir Hajdari, 42 vjeç.

42-vjeçari ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy