Databazë për diasporën/ Duma: S’duhet bërë në mënyrë partiake. Shqipëria është kthyer në parti-shtet!

Databazë për diasporën/ Duma: S’duhet bërë në mënyrë partiake. Shqipëria është kthyer në parti-shtet!

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të mbajtur sot me ambasadorët, ngriti nevojën për një databaze të profesionistëve shqiptarë nëpër botë. 

Fjoralba Duma, përfaqësuese e Diasporës Shqiptare, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv i konsideroi “fjalë boshe e propagandë” deklaratat e kreut të qeverisë. 

Ajo theksoi se nisma të tilla s’duhet të bëhen në mënyrë partike, duke vënë në dukje se Shqipëria është kthyer në një shtet parti. 

Më vjen mirë që kryeministri kujtohet pasi mbylli ministrinë e Diasporës, e cila ishte gjithashtu ministri pa portofol, dhe pas gjithë propagandës për të përdorur kapitalin e diasporës, dhe pas një situate të tillë që s’ekziston asnjë institucion për diasporën, kujtohet për hapjen e një databaze, që s’është hera e parë që propagandohet. 

 

Ajo databaze u fillua, tani s’dihet përse përfundoi ai program mbi disa vjeçar. Këto më duken akoma edhe njëherë fjalë boshe. Sigurisht që duhet të kanalizohen fuqia, por kjo s’është mënyra, s’duhet bërë në mënyrë partiake. Diaspora duhet të japë kontributin pavarësisht partive. Shqipëria është kthyer në një shtet-parti. Puna për diasporën duhet të përfshijë shumë aspekte të tjera, meritokracia, dhe ndarja mes shtetit dhe partisë. 

 

Diaspora s’ka nevojë për propagandë, tituj, lëvdata, por ka nevojë për shumë mbështetje më tej, të ushqehet me atdhedashuri. Me zhgënjimin e vazhdueshëm, me përdorimin e saj të vazhdueshëm, prej dekadash, dhe ku vitet e fundit është përshpejtuar ky përdorim, me gjithë vullnetin e mirë është pak e vështirë të ruhet kjo atdhedadhuri afatgjatë, sidomos në një botë të globalizuar si e jona”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy