
Inxhinieri dhe eksperti i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri për nxjerrjen e të dhënave private të pasaportave dhe kartave të identitetit të shqiptarëve gjatë dy ditëve të fundit nga hakerat iranianë të Homeland Justice, thotë se më keq se kaq nuk ka dhe se dëmi do të vazhdojë për shumë vite.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se pikërisht fakti që tashmë të dhënat tona që dalin herë pas here në këtë lloj forme nuk përbëjnë skandal dhe lajm, nga ana teknike nuk duket se kemi të bëjmë me hakerim të ri dhe se ndoshta kanë qenë pjesë e të njëjtës arkive të të dhënave të para.
Sipas tij, dalja e këtyre të dhënave shoqëruar dhe me mesazhe politike, është diçka që na dëmton të gjithëve bashkë.

Dy publikimet e fundit kanë të bëjnë me dy lista të mëdha, njëra me të dhënat e ID-ve të një grup personash, rreth 65 mijë ID dhe të dhënat e pasaportave.
Duhet të kemi parasysh që të dhënat kanë një veti shumë problematike, kur dalin nga dora e personave që kanë akses të ligjshëm në to, nuk ke çfarë të bësh më pas.
Përveçse në rastin e ID-ve, duhet të ribësh nga e para të dhënat, gjë që nuk është bërë.
Kemi tre vjet që gjërat kanë ndryshuar në qasjen e personave të thjeshtë që kanë filluar të kuptojnë se çfarë do të thotë të dhëna personale, por ndërkohë kemi në institucione gjëra të habitshme, si në sistemin TIMS, ku futen në sisteme të rëndësisë së lartë, që futen në sistem me USB për të marrë të dhëna se kështu më është dhënë një urdhër.
Nuk kemi të bëjmë me një person të vetëm apo institucion të vetëm. Se çfarë duan të arrijnë hakerat e dinë vetëm ata, të cilët këto të dhëna i kanë dhe i publikojnë.
Ka qenë një investigim mjaft interesant nga CNN që kemi persona në Azinë Juglindore që mbahen në formën e skllevërve për të bërë këto lloj sulmesh.
Për një person të thjeshtë sa më shumë të dalin këto të dhëna, por fatmirësisht nuk kemi shenja si të dhënat biometrike, që janë shenjat e gishtave, dikush mund të përdor të dhënat tona në një institucion bankar apo diku tjetër.
Qytetarët duhet të fillojnë të jenë gjithmonë e më të kujdesshëm që të kuptojnë se ajo kartë e identitetit është shumë e rëndësishme dhe kur marrim telefonata të çuditshme që kërkojnë informacione, ti ndërgjegjësojmë dhe të jenë më të kujdesshëm.
Rrjedhja e të dhënave prej mbi tre vitesh është diçka që dihej se do të zgjaste, nuk ka një dëm të përllogaritur, nuk di të jetë bërë një inventarizim i saktë i dëmit.
Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre dhe qytetarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Është një dëm që do të vazhdojë shumë vite.
Institucionet kanë strategji ne kemi një ligj që është miratuar së fundmi që rriste disa gjëra, shpresoj shumë që të ketë rezultatin që pritet. Institucionet duhet të garantojnë që të dhënat që kanë rrjedhur, janë aq sa kanë rrjedhur. Që këto të dhëna janë marrë nga një institucion që përpunonte këto të dhëna, janë marrë. Por nëse nuk e ka kuptuar institucioni nga janë marrë, është akoma më rëndë.



